Surprizë, lind kombëtarja e Çamërisë!

Diel, 16 September 2018 15:06

Surprizon Çamëria, e cila tashmë do të ketë një ekip përfaqësues në futboll. Konfederata e Federatave të Pavarura të Futbollit (ConIFA) është një federatë ndërkombëtare e futbollit e themeluar në vitin 2013, në të cilën marrin pjesë ekipe që paraqesin kombe, shtetet pa njohje ndërkombëtare, pakicat etnike, popujt pa shtetësi, rajonet dhe mikroshtetet nuk bëjnë pjesë në FIFA. Kjo federatë organizon Kupën e Botës ConIFA, edicioni i parë i të cilës u zhvillua në vitin 2014 në Östersund, Suedi. Ndërsa edicioni i parë i Kampionatit Europian të Futbollit ConIFA u mbajt në qershor 2015 dhe u zhvillua në Tokën e Sicelëve, Hungari. Aktualisht kjo federatë ka 50 anëtarë, ku në të kaluarën bënte pjesë edhe Kosova. Që prej muajit maj të këtij viti, pjesë e kësaj federate është bërë edhe kombëtarja e Çamërisë. Por si është krijuar kjo kombëtare, kush e drejton dhe a do marrë pjesë në ndonjë kompeticion?

Qëndra stërvitore ndodhet në Nijmegen te Holandës. Sipas asaj që thuhet në faqen zyrtare, kjo kombëtare është në varësi të Federatës së Futbollit të Republikës së Çamërisë, një tjetër organ misterioz me president Arben Arkaxhiu. Me informacionet që mund të gjesh në faqen zyrtare, thuhet që kjo kombëtare është shpallur kampione në Turneun Ndërkombëtar të Pakicave në Hagë të Holandës.

Çamëria është pranuar zyrtarisht në ConIFA me datë 28 maj të këtij viti, dhe menjëherë nën drejtimin e trajnerit Arben Kasolli ka zhvilluar dy miqësore me ekipet e Sporting Tirana dhe Oriku, të fituara të dyja nga Çamëria. Ndërkohë thuhet që kanë filluar përgatitjet për kualifikueset e Europianit, ku drejtuesit janë të bindur që do ta fitojnë këtë trofe. Nuk dihen arsyet apo qëllimet e kësaj kombëtareje, por të ndeshesh me ekipe si Padania,Romët, Abkhazia, Uyghur apo edhe Zanzibar nuk është se e ndihmon çështjen Çame, por duket si një shpikje dhe protagonizëm i tepruar./supersport.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...