Korrupsioni në futboll mesa duket është ulur këmbëkryq. Këtë gjë e tregon një reportazh tronditës i “BBC”-së në lidhje me Algjerinë.
Një ndërmjetës për fiksimin e rezultateve ka treguar se sa e lehtë është për të arritur një marrëveshje të fshehtë.
Ai tregon se futbolli në shtetin e tij nuk është thjesht një lojë dhe ishte presidenti i një klubi ai që e hodhi idenë e trukimeve.
Sipas informacionit që është marrë nga “BBC”-ja, ryshfeti i lojtarëve dhe zyrtarëve është kaq i zakonshëm në futbollin algjerian sa ekziston një “listë çmimi” pothuajse zyrtare.
“Është shumë e lehtë për çdo njeri që të fiksojë ndeshje dhe të parashikojë rezultate. Thjesht duhet të kuptosh procesin dhe hilet.
Për shembull, në ligën më të lartë, një penallti e dhënë nga gjyqtarët e korruptuar mund të kushtojë minimumi 10 mijë euro. Një barazim mund të kushtojë dyfishin, ndërsa një fitore minimumi 80 mijë euro.
Dhunë, korrupsion, gjithçka mund të gjesh aty. Unë mund të rregulloj një ndeshje të lartë të futbollit algjerian për 120 mijë euro”, tregon ndërmjetësi për fiksimin e rezultateve.
Presidenti i Shoqatës së Futbollit Algjerian, i ka thënë “BBC”-së se pastrimi i futbollit është një nga prioritetet e ekipit aktual të menaxhimit.
“Ne nuk duhet të gënjejmë veten. Ekipi ynë kombëtar është i sëmurë. Futbolli algjerian është i sëmurë”, u shpreh presidenti Zetçi.