Mbrëmjen e djeshme, skuadra e Juventusit luajti ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Valencias, ku arriti të fitonte me rezultatin 2-1.
Por përveç fitores, ajo që bëri më shumë bujë në këtë ndeshje ishte pikërisht kartoni i portugezit Cristiano Ronaldo, i cili la fushën në minutën e 29’, pasi goditi kundërshtarin pa top, ndërsa më pas pati edhe konfrontime fizike.
Por pas këtij veprimi Ronaldo rrezikon të humbasë disa ndeshje në Champions, në varësi të dënimit që UEFA do të caktojë për të.
Nëse interpretimi është një ndërhyrje dhe jo sjellje antisportive, atëherë pezullimi është 1 ndeshje, por nëse arbitri dhe asistenti i tij e vlerësojnë gjestin e tij si sjellje e dhunshme atëherë ndëshkimi nga rregullorja e UEFA është 3 ndeshje pezullimi.
Nëse Ronaldo do të dënohet me 3 ndeshje pezullim do të humbasë jo vetëm sfidën me Young Boys, por edhe 2 ndeshjet me Manchester United.