Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad Luliç i Lacios. Futbollisti boshnjak, në ndeshjen e sotme të Ligës së Europës përballë Apollon të Qipros, ka bërë një gabim të pabesueshëm para portës kundërshtare.
Në minutën e 89 të takimit, një pasim i saktë i Imobile i dha mundësinë atij të shfaqej i vetëm para portës. Futbollisti kaloi portierin dhe iu afrua zonës së vogël, por siguria e tepërt bëri që të gabonte gjithçka dhe gjuajtja e tij e lehtë drejt rrjetës u ndal para se të kalonte vijën fatale nga një mbrojtës.
Rast i pabesueshëm, i cili mund t’u kushtonte shumë shtrenjtë Lacios, pasi me rezultatin 2-1, në minutën e fundit shtesë, Zhoao Pedro iu afrua shumë golit të barazimit me një gjuajtje që për fatin e mirë të Luliç, përfundoi mbi traversë.