Emërimi i Gentian Mezanit në krye të ekipit të Luftëtarit ka dhënë frytet e para, me bluzinjtë që kanë marrë pikët e para në Kategorinë Superiore. Gjirokastritët mposhtën me rezultatin e thellë 3-1 Teutën, duke iu gëzuar kështu pikëve të para në këtë sezon.
Në Gjirokastër takimi nisi i vakët, me dy skuadrat që tentuan të studiojnë njëra-tjetrën dhe në anë të kundërsulmeve të godasin kundërshtarin. Të parët që ia arritën qëllimit ishin miqtë, ku i shërbyer mjaft mirë në zonë Shkurtaj zhbllokoi rezultatin.
Edhe fraksioni i dytë nisi me një domimin të lehtë të vendasve, me goditjet që shkonin si breshëri drejt portës së Hidit, dy prej të cilave tunden rrjetën.
Rapo dhe Milosavljev thelluan rezultatin në 3-0 ndërsa penalltia e ekzekutuar saktë nga Amadu dërgoi shifrat në 3-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit. Me këtë fitore Luftëtari del nga periudha e vështirë e këtij fillim-sezoni, duke koleksionuar kështu pikët e para në Kategorinë Superiore. Gjirokastritët mbajnë vendin e 9-të me 3 pikë, -2 nga Teuta e vendit të 7-të.