Nuk ka fitues në supersfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës. Një gol i Oto John 3 minuta nga fundi shpëtoi skuadrën e Orges Shehit nga humbja.
Për Tiranën shënoi Edon Hasani në minutën e 20' të ndeshjes.
Një barazim mes polemikash që nisi me një pozicion jashtë loje të Dejvi Bregut dhe vijoji me 2 kartona të kuq të pa dhënë për Skënderbeun.
Me këtë pikë Skënderbeu u ngjit në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Tirana ka siguruar 5 pikë në 5 takime. Skuadra korçare kryeson me 1 pikë diferencë nga Partizani, i cili mban vendin e dytë me 10 pikë.