Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, duket se do të përfundojë shpejt aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Suedezi luan me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ku në muajin mars të këtij viti u largua nga skuadra angleze e Manchester United.
Kontrata e suedezit me gjigantin amerikan përfundon në 31 dhjetor të vitit 2020. Ibrahimoic ka pohuar se i ka ardhur një ofertë nga ish-skuadra e Malmo, ndërsa këtë propozim vijon ta shqyrtojë , si shenjë për të mbyllur karrierën në vendin e tij.
“Kam marrë një ofertë dhe te Malmo dëshirojnë që unë të kthehem në shtëpi dhe ta përfundojë karrierën. Nuk e di nëse do të kthehem, nuk ia mbyll dyert kësaj oferte. Është një kampionat që më mungon dhe të shohim”, tha suedezi.
Ish- futbollisti i klubeve të mëdha europiane ka deklaruar se të gjithë në fillimet e tij ishin skeptikë për të ardhmen, por sot ai ka dëshmuar të kundërtën me golat e shënuar.
“Më e bukura është kur e kujtoj se në fillim të karrierës, thanë të gjithë është një lojtar i mirë por që nuk shënon gola, tani besoj se kanë përgjigjen”, shtoi ai.