Çelsi nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen derbi kundër Uest Ham, në “London Stadium”. Blutë e Londrës nuk kanë arritur të thyejnë mbrojtjen vendase dhe pas pesë fitoresh radhazi në Premier Ligë, më në fund janë ndalur.
Mendohej se Liverpulin në krye do ta ndiqte vetëm skuadra e Sarrit, me 6 fitore në po aq takime, por nuk qe e thënë për londinezët. Trajneri Pelegrini i Uest Ham pranoi se kjo pikë e kënaq, ndërsa Sarri u pa shumë i acaruar me mënyrën si luante UEst Ham.
Kundër Çelsit, Uest Hami luajti shumë në mbrojtje dhe blutë e Londrës kishin shumë mundësi për të shënuar, por sulmuesit nuk ishin në një ditë të mirë.