Gjykata e Krimeve të Rënda mori sot vendimin për ta lënë në burg trajnerin e Kombëtares së Femrave, Armir Grima.
Për këtë arsye institucioni i futbollit shqiptar ka vendosur pak minuta më parë pezullimin e përkohshëm të shkodranit nga të gjitha funksionet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare në FSHF. Grima akuzohet për trukim ndeshjesh dhe gjykata vendosi dy orë më parë masën “arrest me burg”. Përveç detyrës së trajnerit, ishte edhe në rolin e administratorit të stadiumit “Loro Boriçi”, që menaxhohet nga FSHF.