Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Partizani diskutojnë sot 'biletën'

Tuesday, 25 September 2018 15:53

Partizani ka fituar minimalisht 1-0 në Pukë me gol të Erald Çinarit kundër Tërbunit, që do të thotë se çdo gjë mbetet e hapur për t’u përcaktuar në takimin e kthimit që do të zhvillohet në Pezë Helmës në kompleksin “Internacional” ditën e sotme.

Në anën tjetër është Tirana që ka fituar 1-4 në transfertën e Fushë – Krujës, ndërkohë që sot do të respektojë garën në “Skënder Halili” kundër skuadrës së trajnerit Fatmir Sala që pothuajse ka hequr dorë nga ky kompeticion.

Në rast se kualifikohet, Tirana do të presë në Turin e Dytë të Kupës së Shqipërisë skuadrën e Flamurtarit ose të Shkumbinit. Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 0-1 në transfertën peqinase, ndërsa nesër do të luajnë takimin e kthimit në Vlorë.

Ndërkohë që Partizani në rast kualifikimi do të ndeshet me një nga skuadrat e çiftit Kastrioti – Korabi. Skuadra krutane ka barazuar 1-1 në Peshkopi, ndërkohë që mbetet çdo gjë e hapur për takimin që do të luhet të mërkurën në Fushë – Krujë mes tyre.

Gjyqtarët – Për dy takimet që do të zhvillohen sot mes Tiranës e Ilirisë si dhe Partizanit e Tërbunit, gjykimin do ta marrin në dorë arbitra të rinj në moshë dhe me pak eksperiencë. Në kompleksin “Internacional” do të jetë Erik Kaso që do të vendosë drejtësi, ndërkohë në “Skënder Halili” do të jetë Xhulio Mema.

Partizani – Tërbuni 15:30

Gjyqtarë: Erik Kaso, Bledar Mesi, Xhuljo Mani, Dorjan Maletaj

Delegat: Petrit Brahja

Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj

Tirana – Iliria 15:30

Gjyqtarë: Xhulio Mema, Ledio Koçi, Adeljon Vila, Florjan Lata

Delegat: Bujar Pregja

Vëzhgues: Krenar Braja/EDS

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...