Kur janë luajtur 6 javët e parë në Seria A, golashënuesi nuk është Ronaldo, Dybala apo Immobile, por një futbollist që në fillim të sezonit ishte anonim.
E kemi fjalën për Krzysztof Piatek, e cila shpërthyer në Itali këtë sezon me skuadrën e Genoas, ku në 5 ndeshje ka arritur të realizojë 6 gola.
Krzysztof Piatek është polak dhe ndoshta në Itali pak e njihnin para se t’i bashkohej Genoas, por ai ishte një goleador edhe në Poloni, ku në 36 ndeshje sezonin e fundit me Cracovia shënoi 21 gola, transmeton kp.
Tashmë na mbetet të presim sesi do të paraqitet polaku në vazhdim të kampionatit, nëse do ta ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim, duke i surprizuar të gjithë, e më shumë Ronaldon që erdhi me bujë te Juventusi, por deri tani ka realizuar 3 gola.