Eden Hazardi është i lumtur që krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, mirëpo ylli i Chelseat nuk ka ndonjë qëllim specifik për veten duke e par fillimin e tij të zjarrtë në këtë stinor.
Belgu i ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje të Premierligës pasi i kishte shënuar 12 gola në stinorin e kaluar.
“Nuk kam qëllime për momentin, qëllimi i vetëm është fitimi i ndonjë titulli për çdo vit. Dua të fitoj tituj”, ka thënë Hazardi.
“Nuk është e rëndësishme se sa gola shënoj. Më njihni mua. Nuk bezdisem për këtë punë. Thjeshtë dua ta shijoj futbollin tim dhe të fitoj ndeshje”.
“E fituam FA Cup në stinorin e kaluar. E dimë se Premierliga është e vështirë për t’u fituar në këtë stinor. City dhe Liverpooli kanë lojtarë shumë të mirë”.