Tirana-Partizani, derbi ndez kryeqytetin, ja formacionet e mundshme

Premte, 28 September 2018 15:58

Sot është dita e derbit, Tirana-Partizani, Në orën 19:45, në “Selmas Stërmasi” zbret në terrenin e gjelbër vetë historia e futbollit shqiptar. Dy klubet ikonë, përplasin “brirët” një një sfidë të pazakontë, që e cila eklipson çdo ngjarje tjetër sportive në vend. Por si vijnë të kuqtë dhe bardhebutë në këtë derbi të parë të sezonit?

Në futboll thuhet se formacioni fitues nuk ndryshohet. Ze Maria nuk ka ndërmend të bëje eksperimente të tjera, pritet të konfirmojë formacionin titullar të transfertës së Korçës, që edhe pse përfundoi në barazim, për bardheblutë ishte si një fitore, më shumë morale, pasi kishte përballë kampionët në fuqi. Në portë, nga minuta e para do të jetë Ilion Lika, një portier ekspert, që e ka kaluar disa herë provën e derbit, që supersfidë që kërkon përvojë dhe qetësi, duke shmangur presionin e tepërt. Në mbrojtje, nga e djathta në të majtë do të jenë Doka, Turtulli, Berisha dhe Imami. Në mesfushë braziliani e ka mendjen të ndarë, me Dajën dhe Hasanin në qendër, ndërsa reparti plotësohet nga Mawejwe dhe Cobninah. Në vijën e parë është i padiskutueshëm Blazhevski, ndërsa dilema e vetme e Ze Maria mbetet për aktivizimin e Oduamadit apo të Sentamu, i cili ka dhënë sinjale pozitive edhe në Kupë. Nga njoftimet e fundit që vinë nga kampi bardheblu për Supersport nga gazetari Gjergji Stefa, mësohet se Odumadi nuk ja ka dalë të rikuperohet në kohë dhe me shumë gjasa do të jetë Sentamu që do të aktivizohet që nga fillimi në vijën e parë.

Sa i përket Partizanit, formacioni duket i vendosur, pikërisht ai që triumfoi ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi”. Në portë Alban Hoxha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Ibrahimi, Belica, Atanda dhe Trashi. Për këtë të fundit kishte një dilemë nëse e ka kaluar plotësisht shqetësimin që pati ndaj Flamurtarit. Në mesfushë Telushi, Hila dhe Mala mbeten të padiskutueshëm, ndërsa në sulm priten Mensah dhe Asani do të jenë në mbështetje të Bardhit. Nëse Gega vendos të aktivizojë Hebajn, mund të sakrifikohet Mensah, me Bardhin më të tërhequr./supersport.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...