Manchester City vë në shënjestër sulmuesin Kylian Mbappe. Sipas medies britanike, kampionët e Anglisë do të tentojnë të blejnë sulmuesin francez në merkaton e muajit janar.
Trajneri Pep Guardiola beson se 19-vjeçari do të jetë një armë më shumë për skuadrën e tij në Ligën e Kampioneve dhe drejtuesit e “Citizens” janë gati të shpenzojnë shifrën prej 200 milionë paund për blerjen e kartonit të futbollistit nga Paris Saint Germain.
Nëse Manchester City do ta bëjë vërtet këtë ofertë për Mbappe, do të vendosë një rekord të ri për sa i përket merkatos së futbollit, duke thyer atë të vendosur nga vet klubi parizien në vitin 2017, kur i pagoi 198 milionë paund (222 mln euro) Barcelonës për blerjen e Neymarit.
Guardiola e vuri Mbappe në listën e tij të dëshirave, që në kohën kur sulmuesi ishte pjesë e Monacos, skuadër të cilën e ndihmoi që të eliminonte Cityn në Championsin e vitit 2017. Me rregullin e ri të UEFA-s, nëse Guardiola ia arrin qëllimit do të ketë mundësi ta aktivizojë Mbappenë në Champions, edhe pse ai ka luajtur më parë ndaj Liverpoolit me fanellën e Parisit.