Dhunoi ish të dashurën, prova kryesore që çoi në qeli djalin e deputetit të PS

Diel, 30 September 2018 18:36

Në arrestimin e Rrexhep Rrajës me akuzën e përndjekjes, prova kryesore kanë qenë tabulatet telefonike.

Këtë të diel, burime zyrtare nga policia njoftuan vënien në pranga të djalit të deputetit socialist të Krujës Rrexhep Rraja, pas një mase sigurie “arrest me burg” kërkuar nga Prokuroria e Krujës një ditë më parë dhe e firmosura nga gjykata e Rrethit. Gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës ishte Enkelejda Hoxha, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja”  parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”, njoftoi zyrtarisht Policia. Burime policore thanë se i riu është vënë në pranga në zonën e Rinasit.

Tabulatet telefonike, prova kryesore që çoi në qeli djalin e deputetit

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se ka një numër të madh thirrjesh telefonike dhe mesazhesh nga numri i Rexhep Rrajës drejt numrit të ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, 6 muajt e fundit. Komunikime të atij lloji që për hetuesit përbëjnë elemente të  konsumimit të veprës penale të përndjekjes.

Kjo ishte prova kryesore përveç dëshmisë së vajzës, nënës e motrës së saj marrë më herët gjatë kësaj jave nga Prokuroria e Krujës. Burime thanë se Xhiesiela është treguar e ndrojtur në dëshminë e saj dhe që në disa pika ka kontradikta me atë të së ëmës dhe motrës së saj. Sjellje kjo e vajzës që ka rënë pre e dhunës, pasi me gjasë ndihet ende e kërcënuar dhe e frikësuar nga ish i dashuri.

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet pas kallëzimit të Xhisiela Malokut në muajin Korrik. Siç është bërë me dije zyrtarisht, hetimet e para i bëri OPGJ Emiljano Nuhu, ish-nënkomisar i stacionit policor të Fushë-Krujës, i cili dosjen e mori nga oficeri tjetër i Policisë Gjyqësore Gentian Çitozi, sepse u zbulua se ky i fundit ishte kryer shkelje proceduriale.

Në shkelje u gjet edhe Emiljano Nuhu, njoftoi dy ditë më parë SHÇBA, pasi nuk ka kryer të gjithë veprimet që i ka deleguar prokurorja.

Denoncimi u tërhoq më pas nga vajza e cila u paraqit në komisariatin e Fushë-Krujës bashkë me Rrexhep Rrajën, avokatin e saj dhe psikologen

Pavarësisht tërheqjes së kallëzimit, hetimet vijuan nga Prokuroria e Fushë-Krujës. Pasi ngjarja u bë publike me akuzat e Emiljano Nuhut, prokuroria ka thelluar hetimet.

Ndërkohë, një hetim kryesisht ka nisur nga organi qendror i akuzës më Tiranë për pretendimin e Emiljano Nuhut, se zyrtarë të lartë të PS-së si kreu i grupit parlamentar Balla, kryebashkikau i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rraham Rraja kanë qenë prezent në zyrën e Nuhut në stacionin policor të Fushë-Krujës kur ky i fundet është kërcënuar me pistoletë nga vëllai i Rrahman Rrajës.

SHÇBA njoftoi gjithashtu se ka nisur një hetim nga ana e saj lidhur me ngjarjen. Dy ditë më parë, drejtoresha e SHÇBA, Anila Trimi, teksa bëri me dije rezultatet e hetimeve paraprake, tha se personat e përmendur nga Nuhu nuk rezultojnë të kenë qenë prezent në stacionin e policisë as ditën kur ai pohon e as ndonjë ditë tjetër më pas./

Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...