Pas disfatës së regjistruar në takimin e parë ndaj Lyonit, Manchester City i Pep Guardiolës është rikthyer te fitorja. Qytetarët kanë marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në transfertën gjermane, pasi mposhtën me përmbysje 2-1 Hoffenhaim. Takimi nisi në malore për anglezët, të cilët akoma pa u plotësuar minuta e parë e lojës e panë vetën në disavantazh. Megjithatë Sergio Aguero në minutën e 8-të dhe David Silva tre minuta përpara fundit i dhanë fitoren Cityt dhe vendin e dytë në grupin F.
Fitore arriti dhe Juventusi, që në mungesë të yllit të saj Cristiano Ronaldo, iu fal një triplete te Paolo Dybala për të mposhtur 3-0 Young Boys. Vetëm 5 minuta i mjaftuan argjentinasit për të gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që në minutat 33 dhe 69-të vulosi rezultatin përfundimtar në shifrat 3-0. Me këtë fitore Juventusi hedh praktikisht një hap për në fazën e ardhshme, pasi numëron 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.