Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi ka publikuar ditën e sotme edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për 2 ndeshje zyrtare atë ndaj Spanjës në datën 11 tetor në orën 19:00 si dhe ndaj Estonisë 5 ditë më vonë, po në orën 19:00.
Përballja me iberikët do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasit”, ndërsa ndaj Estonisë, kuqezinjtë do të jenë mysafir në “Parnu Ranastadion”.
Bushi ka thirrur për këto 2 përballje lojtarët më në formë të momentit, ndërkohë që Albion Ademi i Interturkut në Finalndë dhe Besir Ramadani i Shkupit mund të konsiderohet një risi në listën e U21. Ademi i datëlindjes 1999 ndërsa Ramadani, vetëm 18-vjeç. Ajo që bie në sy është numri i lartë i futbollistëve nga Kategoria Superiore, plot 7 të tillë, nuk mund të mungonte padyshim Esat Mala që po shkëlqen te Partizani.
Shpresat
Portierë: Elhan Kastrati, Gentian Selmani, Mario Dajsninani
Mbrojtës: Drilon Kryeziu, Shaqir Tafa, Leonard Maloku, Esin Hakaj, Albi Doka,
Mesfushorë: Besir Ramadani, Omar Imeri, Lindon Selhai, Sherif Kallaku, Emir Sahiti, Keidi Bare, Esat Mala, Arbnor Muçolli, Taulant Seferi, Qazim Laçi
Sulmues: Valdrin Mustafa, Albion Ademi, Rubin Hebaj, Kristal Abazaj.