Cristiano Ronaldo beson se Real Madridit dëshiron ta fundos atë, duke qëndruar prapa akuzave për përdhunim dhe kartonit të kuq në ndeshjen kundër Valencias në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetës italian, La Republica, marrëdhëniet e Ronaldos me klubin madrilen u prishën në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ronaldo kishte një rast në gjyq për mos pagesën e taksave, dhe Real Madridi e Florentino Perezi refuzuan që ta mbrojnë yllin portugez, ky i fundit patë thënë se klubi ka qenë përgjegjës dhe është dashur t’i qëndrojë atij mbrapa ashtu si Barcelona Lionel Messit.
Si rezultat i këtyre, ai vendosi që të largohet nga Bernabeu gjatë verës, mirëpo është raportuar një teori interesant se Real Madridi po qëndron mbrapa këtyre rasteve të fundit të sulmuesit të Juventusit.
Kjo teori thotë se Ronaldo është i bindur se çdo gjë që është duke i ndodhur atij, dështimi për të fituar çmime, akuzimet për përdhunim, kartoni i kuq ndaj Valencias, largimi i sponsorëve, janë plane të ish-klubit të tij ku qëndroi për nëntë vite e gjysmë