Skuadra e Juventus ka fituar në transfertën e vështirë të Udinezes në shifrat e pastra 0-2. Sfida ishte e ndezur duke prodhuar spektakël në të gjitha anët e fushës. Golat për skuadrën e Juventus u shënuan nga Rodrigo Bentancur, i cili zhbllokoi shifrat ne minutën e 33’ të takimit, ndërsa për të dyfishuar shifrat mendoi portugezi Kristiano Ronaldo, i cili shënoi për skuadrën e “Zonjës së Vjetër” katër minuta më vonë.
Skuadra torineze ka fituar në 8 takime në Seri A, duke siguruar pikët e plota. Nga ana tjetër skuadra e Udinezes nuk e ka nisur mirë startin e kampionatit, pasi në 8 ndeshja ka siguruar vetëm 8 pikë.