Finalja e madhe e UFC për peshat e lehta përfundoi me një incident ku rusi Khabib doli jashtë kafazit duke goditur stafin e irlandezit Conor McGregor.
Një përleshje që pritet të ketë ndëshkime të ashpra nga Komisioni i Sportit në Nevada. Fillimisht presidenti i UFC, Dana White nuk i dorëzoi brezin e artë kampionit në fuqi të botës si dhe Komisioni i Sportit në Nevada pezulloi shpërblimin për fituesin që ishte 2 mln dollar.
Nuk mbetet me kaq pasi rusi Khabib tashmë mund të humbasë titullin e kampionit të botës, por gjithsesi duhen parë vendimet që do të ndodhin.