Ka pasur raste të shpështa ku në një fushë futbolli tifozët kanë kaluar perimetrin e sigurisë për të takuar “idhujt” e tyre, por një moment i veçantë është regjistruar në Gjeorgji.
Një mik special, por i paftuar, ishte një qen, i cili mori vëmendjen e të gjithëve. Ai i vrapoi drejt portierit teksa po luhej minuta e 71’ mes Topredo Kutaisi dhe Dila.
Qeni afrohet tek portieri dhe kërkon që të marrë si dhuratë një ledhatim, ndërsa vëmendja e takimit për pak çaste ishte tek qeni. Rojet e stadiumit tentuan ta largojnë nga fusha e blertë, por kjo zgjati plot tre minuta.
Skuadra gjeorgjiane është një emër i njohur të paktën për shqiptarët, pasi në ndeshjet për Europa League, ajo mundi skuadrën e Kukësit.