Shqipëria vazhdon të zhgënjejë dhe këtë radhë ka qenë radha e Jordanisë për të marrë një rezultat pozitiv përballë kuqezinjve. Takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë i luajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur në barazim pa gola, 0-0.
Megjithëse kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë duke dominuar kundërshtarin, ka munguar goli. Më shumë, i jemi afruar golit me anë të Uzunit që ka goditur shtyllën në minutën e 86.