Në orën 20:45, në “Turner Stadium”, Beer Sheva, Shqipëria e Christian Panuçi-t do të zbresë në fushë për sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, pasi ka fituar takimin e parë dhe ka humbur të dytin. Pikërisht ndaj përfaqësueses vendase ka ardhur edhe suksesi i vetëm, ai në “Elbasan Arena”, me gol në fund të Taulant Xhakës.
Humbja në Gllasgou, megjithatë, na ka futur në një situatë aspak të mirë, sidomos pasi Izraeli mori 2 pikët e para ditë më parë, duke mundur Skocinë, që këtë herë bën pushim dhe do të ketë vetëm miqësoren me Portugalinë.
Arbitri i ndeshjes është një italian i njohur, Paolo Mazzoleni, i cili ka gjykuar edhe sfidën Vllaznia-Tirana para dy vitesh e vlefshme për javën e fundit të Superiores, ku ranë nga kategoria bardheblutë. Ndihmësit e tij do të jenë Fabiano Preti dhe Mateo Passeri.