Kombëtarja e Maqedonisë ka marrë fitoren e tretë radhazi në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve, duke kryesuar grupin e saj në kuotën e 9 pikëve.
Takimi i mbrëmshëm kundër Lituanisë ishte thuajse perfekt për Maqedoninë, ndeshje të cilën e fituan 1-4. Në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte Alioski, i cili shënoi golin e tretë në po kaq ndeshje radhazi për fanellën e Maqedonisë dhe deri më tani është shndërruar në liderin e tyre.
Shteti fqinj i yni po bën paraqitje shumë të mira dhe po merr rezultate të shkëlqyera e për këtë kanë meritë të madhe sulmuesit. Një nga ta është dhe Alioski, ylli i Leeds Junajtid që vazhdon të shënojë.