Manchester United nuk është në shitje! Kjo është përgjigjja e familjes Glazer, e cila thuhet se ka refuzuar një ofertë nga miliarderi i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, i cili thuhet se është i interesuar të investojë në një klub të profilit të lartë.
Bin Salman thuhet se dëshiron të shkojë kokë më kokë me fqinjët e Unitedit Manchester City, pronarët e të cilëve janë edhe nga Lindja e Mesme - por duket se princi i kurorës mund të dështojë në përpjekjet e tij.
Sipas "The Mirror" familja Glazer ka refuzuar kërkesën e princit dhe nuk janë të interesuar për një shitje me çdo çmim.
United nuk ka fituar titullin e Premier League që nga viti 2013, por komercialisht klubi vazhdon të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm.