Khabib Nurmagomedov po shndërrohet në një ndër sportistët më të ndjekur në botë pas fitores ndaj Conor McGregor.
Rusi së fundmi ka dhënë një intervistë për "Russia Today", ku ka folur për ndeshjen e 6 tetorit ndaj irlandezit.
Nurmagomedov pohoi se e kishte parë më parë se të fillonte ndeshja, se McGregor nuk ishte gati për këtë ndeshje.
Ai tha:
Kur je ballë për ballë me kundërshtarin, mund të kuptosh shumë gjëra duke e parë në sy. Ai mund të thotë ç’të dojë, por shikoni se ku i kishte sytë. Ai ishte momenti që kuptova se e kisha thyer."
Por gjendjen e dobët të irlandezit, Khabib e kishte vënë re edhe më parë.
Rusi u shpreh:
Ai as nuk më pa në sy. Mendoj se ai po shihte diku në mes të syve, por asnjëherë në sy. Gjithçka që ndodhi, konferenca për shtyp, peshimet stërvitja e hapur…sa më shumë i afroheshim ndeshjes aq më shumë u thye. Dhe kur ishim brenda kafazit e pashë në sy, pashë gjendjen e tij dhe e kuptova se ishte thyer.”
Kujtojmë se Khabib Nurmagomedov nuk ka regjistruar ende asnjë humbje në kafaz, ndërsa së fundmi po përflitet shumë për një ndeshje boksi ndaj Mayweather, si një ndeshje ku ai do mund të fitonte shumë para, si rast humbje apo fitoreje.