Derbi Inter-Milan, sfidë mes SHBA dhe Kinës

Tuesday, 16 October 2018 21:11

“Derbi i Madonninës” mes Milanit dhe Interit, që do të luhet këtë të dielë, i tejkalon kufijtë sportivë.

Tashmë kjo përballje konsiderohet edhe si sfida mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy vende që prej javësh janë përfshirë në një luftë tregtare mes tyre, pas vendosjes së tarifave nga ana e presidentit amerikan Trump për mallrat kineze.

Përballja mes Morattit e Berlusconit në “San Siro” është pjesë e së kaluarës, pasi vendin e tyre e kanë marrë kompania “Suning” dhe fondi “Elliott”. Kolosi industrial nga Nanchino arkëton 63 miliardë dollarë, ndërkohë që “Elliot Management” nga Nju Jorku administron një pasuri prej 34 miliardë dollarësh.

Përballë do të jenë gjithashtu edhe Zhang Jindong nga “Suning” dhe Paul Singer nga “Elliot Management”. I pari rezulton se është njeriu i 85-të më i pasur në botë, me një pasuri prej 16 miliardë dollarësh. Ndërsa Paul Singer, sipas revistës prestigjioze “Forbes” është i 822-ti në renditjen e më të pasurve, me 2.8 miliardë dollarë.

Me fjalë të tjera, Inter-Milan tashmë është një sfidë Kinë-SHBA, është një përballje që e ndan botën më dysh dhe vetëm fundjava do të tregojë se kush do të fitojë.

Modifikuar më Tuesday, 16 October 2018 21:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...