Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A.
Në "Stade de France" kampionët në fuqi të botës e panë vetën në disavantazh pas vetëm 14 minutash lojë, pasi Toni Kroos nga 11 metra larg e kishte të pamundur të gabonte. Një gol që u duk sikur ringjalli "Pancerat" të cilët nuk po kalojnë një formë të mirë.
Megjithatë, rrjeta e mesfushorit të Realit ishte thjeshtë një iluzion, pasi ylli i "Gjelave" Antoine Griezmann tregoi të gjitha cilësitë e tij në minutat 62 dhe 80-të , për t'i dhënë fitoren e radhës të tijëve dhe sigurimin e raundit të ardhshëm në Ligën e Kombeve. Ndërkohë kjo humbje mund të sjellë probleme në kampin gjerman, me Joachim Low që rrëzikon shkarkimin.
Në League B, u regjistruan dy rezultate identike, me Uellsin që fitoi 1-0 në transfertën e Irlandës së Veriut, ndërsa Ukraina mposhti në shtëpi 1-0 Republikën Çeke. Me të njëjtin rezultat fitoi dhe Norvegjia e League C ndaj Bullgarisë, ndërsa takimi tjetër i këtij grupi, mes Sllovenisë dhe Qipros u mbyll në barazim 1-1.
Magjia Gjibraltar ka nisur edhe mbrëmjen e sotme, me modestët që kanë mposhtur një tjetër skuadër të vogël, Lihtenstenin. Gjibraltari ia doli të fitojë 2-1 ndaj Lihtensteinit, ndërsa pak ditë më parë befasoi Armeninë 1-0.Në takimin tjetër të League D, mes Letonisë dhe Gjeorgjisë, fati i buzëqeshi këtyre të fundit të cilët fituan me rezultatin e thellë 3-0.