Me ikjen e Cristiano Ronaldos këtë verë, Reali dhe goli kanë kohë që nuk “takohen” dhe kjo ka hedhur në merkato ekipin madrilen. Tashmë “Los Blancos”, i ka hedh sytë nga Seria A dhe nga sulmumesi më në formë i momentit Krzysztof Piatek që luan me Genoan.
Sulmuesi polak, 23- vjeçar, po bën paraqitje fantastike me fanellën e Genoas, ku në shtatë paraqitje ka realizuar nëntë gola. Përveç kësaj, ai në Kupën e Italisë ka shënuar katër gola në 59 minuta.