Nuk mbahet mend një krizë kaq e madhe te kombëtarja e Gjermanisë, pas humbjes së fundit nga Franca, e ku përmendet edhe shkarkimi i mundshëm i trajnerit Joachim Low.
Viti 2018, ka qenë një ankth për gjermanët, që kanë humbur gjashtë nga 11 ndeshjet e zhvilluara, përfshirë edhe eliminimin në grup nga Botërori, diçka që nuk i kishte ndodhur Gjermanisë asnjëherë, transmeton KTV.
Ky është viti më i keq, që nga viti 1985 kur “Die Elf” kishte humbur pesë ndeshje nën udhëheqjen e Beckenbauerit. Nëse shikohen 13 ndeshjet e fundit, ‘pancerët’ kanë vetëm tri fitore, një rekord negativ që nga viti 1979.
Low po përballet me kritika të shumta, pasi nuk po arrin të integrojë lojtarët e ri, në ekipin aktual, ndërsa analistët e futbollit në Gjer,mani, janë duke e akuzuar për futjen në lojë të Neuerit, derisa po vlerësojnë se duhet të luajë nga fillimi portieri i Barcelonës, Ter Stegen.