Sulmuesi anglez i DC Unitedit, Wayne Rooney, e ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga më se 30 metra larg portës, prej gjuajtjes së lirë, në ndeshjen kundër Torontos.
Legjenda e Manchester Unitedit arriti të jetë vendimtar përsëri në një ndeshje të klubit të tij të re në ligën amerikane Major League Soccer. Ai shënoi në minutën e 18-të golin e vetëm të ndeshjes, duke ia siguruar kështu skuadrës së tij tri pikët e radhës.
32-vjeçari u transferua në klubin amerikan nga Evertoni gjatë afatit kalimtar të verës si transferim i lirë. Që nga atëherë, ai ka bërë 18 paraqitje me DC United, gjatë të cilave, me performancat e tij, ka arritur ta ngre në pozita më të larta klubin e tij.
Nga e gjithë skuadra e DC Unitedit, Rooney i ka statistikat më të mirë, pasi që është përfshirë në 18 gola në këtë sezon, me 10 të shënuar dhe 6 asiste të tjera.