Merkato e radhës pritet të jetë e nxehtë për brazilianin e PSG-së, Neymar Jr, i cili sipas mediave franceze nuk është ambientuar ende me jetën në Francë.
Për këtë fakt, dy gjigandët spanjoll, Reali i Madridit dhe Barcelona kanë nisur kontaktet me superstarin brazilian për ta rikthyer atë në La Liga. Megjithatë këto thashetheme janë mohuar kategorikisht nga sulmuesi, i cili ka shfrytëzuar rrjetin social "Instagram" për t'i përshkruar si "fake news".
"Unë do të doja të bëhesha Superman. Por unë nuk mund të jem në dy vende në të njëjtën kohë. Nuk mund ta bëj këtë gjë."-deklaroi 26 vjeçari.