Fitore e madhe mes tensionit e Shkëndijës së Tetovës në fushën e Vardarit të Shkupit në javën e 10-të të Ligës së parë të Maqedonisë. Kuqezinjtë që drejtohen nga Qatip Osmani shënuan nga një gol në fundit e çdo pjesë në stadiumin “Boris Trajkovski” të Shkupit, duke e ngushtuar në vetëm 4 pikë diferencën me rivalët e mëdhenj të futbollit maqedonas (23 Vardari dhe 19 Shkëndija). Izair Emini dhe Besar Ibraimi ishin autorë të golave për tetovarët, që vendosin në njëfarë mënyrë autoritetin si kampionët në fuqi të Maqedonisë.
Në fakt, goli ish-sulmuesit të Kukësit shkaktoi mjaft polemika, pasi futbollistët e Vardarit pretendojnë se nuk e kishte kaluar vijën fatale. Ndeshje u ndërpre madje për disa minuta edhe për koret raciste të tifozëve Vardarit.
Gjithsesi, për t’ua mbyllur gojën kundërshtarëve, “bomberi” Ibraimi realizoi të dytin për kuqezinjtë në fund të takimit, duke volur rezultatin përfundimtar në 2-0.
Java 10
Vardar – Shkëndija 0-2
Shkupi – Sileks 2-0
Belasica – Pobeda 2-1
Makedonija – A. Pandev 1-0
Renova – Rabotnicki 0-2