Partizani e rimori kryesimin e Superligës i vetëm, pasi e ndau vendin e parë vetëm për pak orë me Skënderbeun. Të kuqtë arritën të mundnin Luftëtarin në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezulton 2-1.
Partizani kaloi në avantazh me golin e Mensah, episod që u kontestua nga gjirokastritët për një faull.
Po në pjesë të parë, Shkurtaj barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë vendasit ushtruan presion edhe pse avantazhin e morën përmes penalltisë së fituar nga Mala dhe të ekzekutuar nga Telushi.
Ky i fundit një nga më të mirët në fushë, nuk e kurseu në një moment as arbitrin në një ndërhyrje që krijoi një situatë komike. Me këtë fitore, partizani kryeson me 2 pikë më shumë se Skënderbeu.