Situata e Real Madrid siç duke është një nga më të këqijat gjatë gjithë historisë së saj. Në pesë ndeshjet e fundit madrilenët kanë shënuar vetëm një gol në të gjitha garat, kështu që drejtuesit janë të shtyrë për të reaguar në merkaton e janarit në mënyrë të menjëhershme.
Kudo janë duke qarkulluar fjalë për një marrëveshje të mundshme me Eden Hazard, por në letrat e tij Florentino Perez ka ndërmend një tjetër emër.
Sipas Radio COPE, Zlatan Ibrahimoviç do të ishte një nga emrat e studiuar nga lidershipi madrilen. Ndonëse sulmuesi suedez është tani 37 vjeç, ai po jeton një rini të dytë te Los Angelos Galaxy. Në 25 paraqitje me klubin MLS, ish-golashënuesi i Paris Saint-Germain ka çuar topin 21 herë në rrjetë. Ai gjithashtu ka dhënë gjashtë asiste.
Nëse Ibrahimoviç do t’i bashkohej “Los Blancos”, ai do të konkurronte me Karim Benzema dhe Mariano Diaz për një fanellë titullari, lojtarë që kanë qenë jashtë efikasitetit për një muaj. Me gjendjen e tij mendore dhe dëshirën e tij për të fituar, padyshim që ai do të zgjojë “Bernabeu”-n, stadium që duket se ka mbetur jetim që prej largimit të Cristiano Ronaldo-s.