Roman Reigns, ylli amerikan i Wrestling, ka vendosur të dorëzojë titullin Kampion pasi ka zbuluar se vuan nga sëmundja e leuçemisë.
Reigns, i cili ishte shpallur katër herë kampion në këtë sport, ka bërë me dije se ai ishte diagnostifikuar me leuçemi 10 vite më parë dhe sëmundja i ishte rikthyer, duke e detyruar të heq dorë nga pasioni i tij.
Sportisti 33 vjeçar e bëri lajmërimin në ring dhe u shpreh se publiku i tij ia kishte bërë ëndrrat realitet.
“Ju mi keni bërë ëndrrat realitet. Nuk ka rëndësi nëse do brohorisni për mua apo do më shani. Unë vetëm ju them faleminderit. Do ta mund këtë sëmundje dhe së shpejti do të më shihni sërish”, deklaroi Roman Reigns.