Dalin në shitje biletat e takimit miqësorë Shqipëri-Uells e programuar për tu luajtur më 20 Nëntor në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Njoftimi ka ardhur nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare në internet.
Për të parë nga afër kombëtaren kuqezi përballë yllit të Realit të Madridit, Gareth Bale, çmimet variojnë nga 3 mijë lek të vjetra deri në 60 mijë lek të vjetra. Në faqen zyrtare të FSHF-së në websitin e saj fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit.
Njoftimi i plotë:
Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen miqësore, Shqipëri – Uells, e cila do të zhvillohet në datën 20 nëntor 2018, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan. Kjo përballje miqësore do të jetë pas ndeshjes zyrtare Shqipëri-Skoci e cila do të zhvillohet në Shkodër, më 17 nëntor.
Lista e çmimeve: