Hamburgu nuk po kalon një moment të mirë as në Bundesligën 2, duke qenë se rezultatet janë zhgënjyese dhe në klub ka hyrë frika e nj dështimi të mundshëm nga objektivat sezonalë. Pas 10 javësh kampionat, Hamburgu renditet në vendin e 5-të me 18 pikë, 2 më pak se Këlni i vendit të parë.
Në kushte të tilla, drejtuesit e Hamburgut kanë vendosur që të shkarkojnë nga detyra trajnerin e skuadrës, Krisitan Titz i cili nga mëngjesi i sotëm, nuk është më në krye të stolit. Vendimi për të shkarkuar trajnerin, ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta.
Kujtojmë që Titz nuk kishte një marrëdhënie të mirë me mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj të cilin e detyroi të stërvitej me skuadrën e të rinjve të Hamburgut. Edhe pas largimit nga Gjermania, nuk kanë munguar thumbimet mes Mavrajt dhe Titzit dhe mesa duket, këtë të fundit e kanë kapur edhe mallkimet e shqiptarit.