Të gjitha rezultat çfarë ndodhi mbrëmë në Champions League

E mërkurë, 24 October 2018 11:38

Cristiano Ronaldo u rikthye në Manchester, për t’u përballur me “Djajtë e kuq” të Unitedit, skuadër në të cilën edhe nisi shkëlqimin e tij, plot 15 vitemë parë , duke u shndërruar në një yll të padiskutueshëm të formacionit të Alex Ferguson.

Pavarësisht lojës mjaft të mirë, portugezi nuk arriti të lërë shenjë në këtë takim, që gjithsesi u fitua nga Juventusi me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga argjentinasi Paulo Dybala, i cili po konfirmon edhe njëherë se është ai që zgjidh gjithmonë ndeshjet e Juventusit në Champions League.

Bardhezinjtë e Allegrit bënë një pjesë të parë shumë të mirë dhe arritën të dominojnë kundërshtarin, teksa gjetën edhe golin me Dybalën, që shfrytëzoi një largim të gabuar të mbrojtjes angleze, për të ndëshkuar portierin De Gea.

Manchester United u zgjua në pjesën e dytë dhe zhvendosi lojën tërësisht në gjysmëfushën juventine, por nuk arriti të shënojë golin që do t’i jepte të paktën një pikë në këtë sfidë, teksa rastin më të mirë e pati Pogba, por topi i tij u përplas në shtyllë.

Reali i Madridit u rikthye te fitorja pas humbjes në ndeshjen e kaluar kundër CSKA Moskva , teksa mposhti modestët çekë të Viktoria Plzenit me rezultatin 2-1, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Karim Benzema dhe mbrojtësi brazilian Marcelo shënuan golat për madrilenët, ndërsa për çekët rihapi takimin Hrosovksy 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

Fitore të pastër 3-0 mori edhe Roma përballë rusëve të CSKA-së, në një sfidë të dominuar tërësisht nga verdhekuqtë e Di Francescos, ndërsa golat u shënuan nga Edin Dzeko, dy herë dhe turku Under.

David Silva, Laporte dhe Bernardo Silva ishin autorët e golave për Manchester Cityn, që rrëmbeu një fitore 0-3 në transfertën ukrainase ndaj Shakhtar Donetskut.

Lyoni nuk shkoi më shumë se një barazim spektakolar 3-3 në Gjermani, teksa kaloi dy herë në avantazh përballë Hoffenhaimit, ndërsa Ajaxi shënoi një gol në shtesë, për të marrë 3 pikët nga përballja me Benficën në Amsterdam.

Më herët, Bayerni i Mynihut triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën greke ndaj AEK-ut të Athinës, me golat e Javi Martinezit dhe Robert Leëandoëskit, ndërsa Valencia arriti vetëm një barazim 1-1 në transfertën zvicerane ndaj Young Boys.

Modifikuar më E mërkurë, 24 October 2018 11:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...