Debati sa i takon penalltisë në minutat shtesë dhe që solli eliminimin e Juventus nga Champions League vijon ende. Tifozët italianë duket se kanë venë në shënjestër arbitrin.
Në profilin në rrjetin social të bashkëshortes së arbitrit Michael Oliver, tifozë të irrituar nuk i kursyen fyerjet seksiste, madje arritën sa të bënin edhe kërcënime me vdekje në drejtim të vet arbitrit.
BBC ka publikuar disa nga komentet fyese ndërkohë, policia britanike ka hapur menjëherë hetimet për fyerjet ndaj Lucy Oliver, e cila ka marrë mesazhe kërcënuese edhe nëpërmjet mesazheve telefonike.