FOTOT/Ndeshja me Shqipërinë fut në sherr tifozët e Uellsit me federatën

Saturday, 27 October 2018 09:11

Më 20 nëntor do të vijnë në Elbasan për të mbështetur kombëtaren e tyre por kanë filluar një sherr të vërtetë me federatën. Bëhet fjalë për tifozët e Uellsit, të cilët kanë nisur një protestë të mirëfilltë në rrjetet sociale kundër Federatës së Futbollit të vendit të tyre.

Shkak për këtë janë bërë çmimet e biletave që u ka vënë për miqësoren që kjo përfaqësuese do të luajë më 20 nëntor në Elbasan.

Federata e Futbollit të Uellsit ka nxjerrë në shitje rreth 2 mijë bileta për këtë sfidë, duke u vënë një çmim prej 15 paund (rreth 2100 lekë), disa herë më shumë se biletat më të lira që janë në shitje për tifozët shqiptarë (300, 500 apo 700 lekë). Por tifozët uellsianë nuk i shqetëson fakti se do të paguajnë biletat më shtrenjtë se sa shqiptarët, por se do t’i paguajnë më shtrenjtë se tifozët skocezë të cilët do të vizitojnë disa ditë para tyre Shqipërinë për ndeshjen e Ligës së Kombeve në “Loro Boriçi”.

Federata Skoceze u ka vënë një çmim prej 4 paund biletave për tifozët e saj në “Loro Boriçi” për duelin e datës 17 nëntor, dhe kjo ka lënë të pakënaqur uellsianët, të cilët do të dëshironin të kishte një lloj barazie. Si rrjedhojë, në rrjetet sociale janë të shumtë ata që kanë kritikuar federatën e vendit të tyre se po përfiton në mënyrë të çuditshme nga interesi që ka për këtë ndeshje, pasi shumë tifozë duan të shohin Shqipërinë, një nga vendet që nuk kanë vizituar në udhëtim me kombëtaren në vitet e fundit.

4 14 14 14 1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...