Klubet elitare të futbollit europian janë përfshirë në bisedime sekrete për të kombinuar forcat mes tyre, e për t’i dhënë fund shantazheve nga lojtarët dhe agjentët, për çështjet financiare.
Sporti më popullor i planetit kurrë nuk ka tërhequr kaq para sa në dekadën e fundit, por pavarësisht rritjes së të ardhurave dhe sponsorizimeve, një pjesë e madhe shkon jashtë kësaj loje.
1.5 miliardë euro u shpenzua për pagesat e agjentëve të futbollistëve në kontinentin europian në vitin 2017, dhe kjo do rritet ndjeshëm këtë vit.
Shqetësimi në rritje për ata që ndërmjetësojnë transferimet e bujshme, arrin ndonjëherë deri në kufijtë e shantazhit, duke i detyruar klubet të dorëzohen përballë shifrave qesharake.
Negociatat e nisura këtë muaj mes klubeve europiane nuk zbulojnë shumë detaje, por Arsenal dhe Mancester Junaitid janë mes klubeve kryesore, dhe këtë e treguan me kontratat e Aron ramsi dhe David De Geas. Dy futbollistët në fjalë kërkojnë shuma të majme për të qëndruar, i pari u refuzua ndërsa i dyti do të lihet të skadojë akordi, nëse nuk rinovon.
Djajtë e Kuq i paguajnë gjithashtu Aleksis Sancez 500 mijë Paund në javë, shifër e konsideruar jashtë logjike. Klubet prite të firmosin një pakt mes tyre për të mos rënë pre’ e agjentëve dhe lojtarëve, në kërkesat multimilionëshe që kanë tërhequr dhe vëmendjen e FIFA-s. TCH