Një ndeshje e tillë i mbërthen të gjithë përpara ekranit të televizorit. Përplasen dy nga ekipet më të mëdha në botë, të cilat kanë bërë histori në Spanjë dhe në Europë. Barcelona-Real Madrid, që do të luhet ditën e sotme në “Kamp Nou”, pritet të ketë afro 650 milionë spektatorë në të gjithë botën.
Ajo do të transmetohet në 183 vende të ndryshme. Është zgjedhur ora 16:15 në mënyrë që të ketë vëmendje maksimale thuajse në të gjithë botën, si në Azi ashtu edhe në Amerikë.