“Unë jam gati. Po ju?”. Në videon celebruese për emërimin si president Stiven Zhang, “trashëgimtar” (vetëm 26 vjeç) i Erik Tohir, qeshte me ironi. Është presidenti më i ri i historisë zikaltër, por nuk duket ta vuajë përgjegjësinë. Po kush është Stiven Jr.?
Një djalosh i shëtitur, ka studiuar jashtë atdheut, në Amerikë për shkollën e mesme (ndërsa Universitetin në Nankin). U emërua numri një pas dy vitesh “stazh”. Ka fuqi firme për operacione në merkato deri në 40 milionë dhe blerjeje deri në 10 milionë nga qershori i 2017-ës. Është prezent në selinë e Milanos ku shpesh shkon në këmbë dhe frekuenton në mënyrë konstante Masimo Moratin (madje të shumtë mendojnë se emri i Bepe Marotës i është këshilluar nga ish-presidenti).
MODA DHE SUPERMAKINAT – Po koha e lirë? Merr pjesë vazhdimisht në evente mondane. Detyra të mos mashtrojë: zgjedh shpesh atletet sportive, megjithëse të kombinuara me xhaketë e këmishë dhe nuk është e rrallë ta shohësh nëpër sfilita (“Versace”, “Giorgio Armani”, “D&G”…). Kur ka mundësi u dedikohet supermakinave: mbrëmjen e Krishtlindjeve të kaluara u prezantua me një “Pagani Huayara” (e vlerësuar 2.3 milionë euro) jashtë serie të ridizajnuar me ngjyrat e Interit dhe e quajtur “Nerazurra” (“Zikaltra”), si pasioni i tij.