Milani i Gennaro Gattusos ka arritur të shënojë fitore në shtëpi me rezultat 3-2 në ndeshjen kundër një Sampdorie në formë, pas dy humbjeve radhazi.
Me këtë fitore Milani ngrihet në pozitën e shtatë të tabelës të Serisë A, ndërsa Sampdoria mbetet në pozitën e gjashtë. Të dy klubet tani kanë pikë të barabarta, por Sampdoria e merr epërsinë për shkak të diferencës së golave.
Fillimisht Milani e kishte marrë epërsinë, qysh në minutën e 17-të, kur Patrick Cutrone e kishte shënuar golin e parë të ndeshjen. Këtë gol e kishte asistuar Suso.
Vetëm katër minuta më vonë ishte barazuar gjithçka përmes golit të Riccardo Saponaras, e dhjetë minuta më pas, Sampdoria edhe e kishte marrë epërsinë pas gjuajtjes së Quagliarellas, të asistuar nga golashënuesi paraprak.
Megjithatë, kjo pjesë e parë nuk përfundoi me kaq pasi që Gonzalo Higuain arriti ta shënojë golin e barazimit nëntë minuta para se të mbyllej pjesa e parë. 20-vjecari Cutrone ishte përsëri i përfshirë në këtë gol, por këtë radhë ai bëri asistimin.
Pjesa e dytë nuk pati kaq shumë gola pasi që asnjëra nga ekipet nuk arriti të krijojë shumë raste. Por, Milani u tregua më i rrezikshëm se përmes Susos arriti ta sigurojë fitoren. Spanjolli e shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 62-të.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Milanin, pasi që nëse nuk do të siguronin këto tre pikë, skuadra e Gattusos do të mbetej shumë prapa. Disfata do të bënte që ata të zbrisnin në pozitën e 15-të.
Në ndeshjen e radhës, Milani do të përballet me Genoan, që nuk është aspak të mirë pasi që nuk ka arritur të sigurojë fitore në asnjë nga tri ndeshjet e fundit. Ndërsa, Sampdoria do të përballet me Torinon.