Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë shpalosur një banderolë në ndeshjen që ata luajtën ndaj Çukariçkit në transfertë. Grupi i tifozëve “Grobari” ka mbështetur minoritarin grek nga Bularati, që u vra pak ditë më parë nga RENEA. “Kacifas, grek, ose i vdekur”, shkruante banderola.