Trajneri i “Argjentinës”, Lionel Skaloni ka zbuluar listën me 30 lojtarët që do të grumbullohen për miqësoren ndaj Meksikës, ku bie në sy mungesa e emrave të rëndësishëm si Mesi, Di Maria, Aguero apo edhe Higuain. Ashtu si më parë të grumbulluar janë Ikardi e Dibala, të cilët me shumë mundësi do të luajnë sërish titullar në këtë ndeshje. Në total janë 6 lojtarë që luajnë në Itali që janë grumbulluar nga trajneri Skaloni, Pezela e Simeone (Fiorentina), Ikardi e Lautaro Martinez (Inter), Dybala (Juventus) dhe për herë të parë grumbullohet Rodrygo De Paul (Udinese). Nuk mungojnë as lojtarët nga Anglia, Otamenti i Manchester City, Perreyra i Watford, ndërsa Foyth dhe Lamela nga Tottenham.