Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira mund të jetë gati për përballjen kundër Cagliari, por Giorgio Chiellini është në dyshim shkaku i një lëndimi
Bardhezinjtë përballen me Isolani nesër, para se të luajnë përballjen e dytë kundër Manchester United në shtëpi.
Dje, Sami Khedira është kthyer në stërvitje, një mundësi kjo që ai mund të jetë gati të kthehet për ndeshjen e së shtunës, ku kishte munguar për shkak të një problemi muskulor.
Megjithatë, Federico Bernardeschi dhe kapiteni Chiellini janë në dyshim për këtë ndeshje dhe duket se Allegri nuk do ti rrezikojë edhe për shkak të ndeshjes me United.
Të tre lojtarët kanë stërvitur me skuadrën dhe trajneri ka thënë se mund ti aktivizojë për ndeshjen e nesërme duke mos dhënë shumë detale për formacionin e tij të nesërm.