Futbolli gjithmonë ka pasur yjet e tij të cilët adhuroheshin nga të gjithë, por së fundmi duket se më të rëndësishëm janë emrat e lojtarëve sesa vet sporti.
Nëse përmend fjalën ‘futboll’ të gjithë do ta lidhin me atë me emra si Cristiano Ronaldo, Leonnel Messi, Neymar apo Mbappe.
Këta lojtarë, ku me sigurinë më të madhe mund të veçojmë Ronaldon dhe Messi, vërtet janë më të talentuarit dhe kanë hyrë në historinë e këtij sporti nga rezultatet që kanë shfaqur, por vëmendja e ‘tepruar’ ndaj tyre është duke krijuar një femonem aspak të këndshëm, që është nënvlerësimi i futbollit.
Të gjithë pa përjashtim sportdashës apo jo i njohin Messin dhe Ronaldon, por mund të dyshohet nëse të gjithë e dinë se për çfarë janë ata të njohur, pra jo çdokush i di arritjet e tyre.
Nëse në një lajm do të shkruhet fjala futboll shumë pak veta do iu interesonte, por nëse do ta zëvendësonim atë me emrin e Ronaldos e sigurt që numri i personave të interesuar do ishte shumë i lartë.
Ky fenomen që frikshëm po përhapet kudo po shkatërron rëndësinë e futbollit, por jo vetëm dhe këtë ‘privilegj’ po e marrin emra të veçantë./55news.al