Ekipet e Flamurtarit dhe Kukësit sapo mbyllën javën e 11 të tyre dhe nga rezultati i marrë duket se ka qenë fatsjellëse për vlonjatët që me dy gola të realizuar në pjesën e parë nga Veliu dhe Alves ia arritën që të fitonin takimin ndaj verilindorëve duke i parakaluar në tabelën e renditjes.
Ky rezultat bëri që kuqezinjtë të kalojnë në vendin e katërt në tabelën e renditjes
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e gjitha pro kuqezinjve, të cilët ishin më kërkues dhe cinik në mbrojtje. Në minutën e 39 pasimet e shkurtra në zonë e çojnë topin te Franc Veliu, i cili nuk ngurron, gjuan dhe shënon. Kjo mjaftoi që të rritet dëshira për rezultat më të mirë nga Flamurtari i Ilir Dajës. Pas pak vjen dhe goli i dytë me autor Alves që çon në skuadrën e Armando Cungut që nuk po e gjente dot veten në fushë.
45-minutshin e dytë të lojës verilindorët u hodhën në sulm me forca të shumta, madje dhe dalja e Limajt dhe Et’hemit për t’i lënë vendin Kalasë dhe Spehar dhanë frytet e tyre. Spehar shfrytëzoi një top në zonë, duke e devijuar me kokë, gabim fatal i portierit Koliçi që i shpëton topi nga duart dhe në rrjetë. Situatë kjo që vuri Flamurtarin në gatishmëri për të mbrojtur rezultatin.
Deri në fund nuk ka ndryshim, Flamurtari kaloi në vend të katërt dhe parakaloi Laçin në tabelën e klasifikimit.